fbpx

7 marsi ndryshe/ Festa e mësuesit, ditë të diele dhe në kohë pandemie

7m.jpg

7 Marsi është një festë me të cilën kemi lidhje të gjithë, mësues, nxënës, prindër e gjyshër.

Sot kujtojmë 134 vjetorin e hapjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe dhe laike. Sot kujtojmë gjithashtu sakrificat e mëdha që po bëjnë mësuesit, në këto kohë të vështira pandemie. Janë një armatë e madhe mësuesish në vend. 30 mijë mësues dhe punonjës arsimorë punojnë në sistemin parauniversitar dhe rreth 10 mijë pedagogë e punonjës, në sistemin universitar në vend.

Në këtë ditë kujtojmë mësuesin tonë të parë, emrin e tij, këtë figurë të rëndësishme, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e karakterit tonë.

“Është mami prind i parë dhe mësuesja prind o dytë. Mësuesi na mëson për gjithë jetën. Na mëson shkronjat dhe numrat. Na jep detyra që të bëhemi të ditur. Unë e di që edhe kur të plakem nuk do ta harroj emrin e mësuese Thëllëzës. Ajo sillet shumë mirë me ne, ka durim dhe nuk na bërtet.

Janë të pazëvendësueshëm, janë dituria jonë e parë.

Ne e festuam me mësuesen ditën e premte dhe u kënaqëm shumë. Shpresojmë që vitin tjetër ta festojmë ndryshe.

Unë ë shikoj fëmijën tim që kthehet shumë e lumtur nga shkolla, është shumë e kënaqur me mësuesen.

Mësuesit janë idhuj.

Mësuesja ime e parë ka qenë mamaja ime dhe e përshëndes sot.

Unë e kujtoj me nostalgji. E kam takuar edhe pse kanë kaluar shumë vite.

Mësuesi im i parë quhej Jashar, shumë mësues i mirë.

Mësuesja ime ka qenë njeri shumë i mirë, që i afronte nxënësit me njëri tjetrin. Ishte e butë dhe e qetë”, thanë disa prindër dhe nxënës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303