fbpx

7-vjeçari vrau babanë, flet psikologia: Nëse familja nuk merr ndihmë do ndikojë te djali…

Screenshot_15-21.png

Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kryeqytet ku një 7-vjeçar vrau babanë e tij me armën e shërbimit të të ndjerit, i cili e kishte lënë në një tavolinë bilardoje pranë shtëpisë së tij.

Psikologja Lenida Halilaj tha në emisionin “Shqipëria live” se djali, i cili padyshim është i shokuar nga ngjarja, nuk duhet të marrë ndihmë psikologjike i vetëm por bashkë me familjen e tij.

Sipas psikologes, është një ngjarje që do ta ndjekë shumë gjatë të miturin dhe është i domosdoshëm fillimi i seancave terapeutike.

“Por nëse familja nuk merr ndihmë do të ndikojë te djali, padashje mund t’ia kujtojnë vazhdimisht, dhe ai të ndihet fajtor e si rrjedhojë të ketë probleme në shoqëri”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303