70 vite NATO, Stoltenberg: Aleanca më e suksesshme në histori

stoltenber-at-the-US-congress.jpg

Sekretari i përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Donald Trump.

NATO feston 70-vjetorin në Uashington ku u firmos traktati nga 12 anëtarët themelues, dhe pas një 20-vjeçari luftërash kontroverse në Ballkan dhe Afganistan, aleanca mbetet ende në objektivin e armikut të vjetër dhe të përhershëm: Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u prit nga Presidenti Amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai gjithashtu mbajti një fjalim para Kongresit Amerikan.

Kreu i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut paralajmëroi Kongresin e SHBA për kërcënimin e paraqitur nga Rusia, duke folur edhe për shkeljet e saj të Traktatit të Forcave Bërthamore të Dendësisë së Mesme.

“NATO nuk ka ndërmend të vendosë raketa bërthamore me bazë në tokë në Evropë,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. “Por NATO gjithmonë do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të marrë masa të besueshme dhe efektive”.

Stoltenberg e konsideroi NATO-n si “aleancën më të suksesshme në histori”.

“NATO ka qenë e mirë për Evropën, por NATO gjithashtu ka qenë e mirë për Shtetet e Bashkuara”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO u takua të martën me presidentin Trump, i cili tha se presioni i tij ndaj vendeve të NATO-s për të paguar më shumë për mbrojtjen e tyre po çon në dhjetëra miliardë dollarë më shumë në kontribute, por aleatët mund të kenë nevojë të rritin buxhetet e tyre edhe më shumë.

Stoltenberg tha se vendet anëtare të NATO-s janë “duke shtuar miliarda” në shpenzimet e mbrojtjes./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303