fbpx

70-vjeçarja doli të hidhte plehrat dhe u aksidentua, ankohen banorët: Nuk është hera e parë që…

Një aksident ndodhi mëngjesin e sotëm në Korçë, në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”. Një 70 vjeçare mbeti e lënduar, e cila kishte dalë të hidhte plehrat.

Ndërkohë ashtu siç pohojnë po të njëtat burime, një mjet ka kaluar me shpejtësi në këtë rrugë duke e përplasur 70 vjeçaren, e cila aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën, në spitalin rajonal të Korçës.

Nga ana tjetër ashtu sic shprehen edhe vetë banorët, kjo është një lagje e banuar, por mjetet nuk e kanë kursyer asnjëherë shpejtësinë.

Sakaq ata shtojnë se mungojnë sinjalistikat horizontale dhe vertikale po ashtu edhe kufizimet pasi sipas tyre ky nuk është aksident i parë që ndodh në këtë rrugë.