75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Braçe sulmon PD-në: Po i shpallin luftë SHBA-së për pushtet!

Dita e sotme, 17 nëntori shënon 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria naziste në 1944. Trupat e brigadës së parë sulmuese çliruan kryeqytetin nga nazistët gjermanë pas 19 ditë luftimesh të ashpra. Operacioni për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme. Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Për të kujtuar këtë datë historike bashkia e Tiranës kishte organizuar disa aktivitete përkujtimore.

E ndërsa Lulzim Basha vendosi kurora me lule te Instituti i të Përndjekurve, përfaqësuesit e shumicës zhvilluan homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’. Zv/ kryeministri Erjon Braçe vlerësoi luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit dhe sulmoi Partinë Demokratike, kur tha se po i shpallin luftë SHBA-së dhe Perëndimit për pushtet dhe për t’iu shmangur drejtësisë. Kryebashkiaku i Tiranës tha se e keqja vendit më shumë i ka ardhur nga shqiptarët sesa nga pushtuesit duke akuzuar opozitën për sabotim në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe BE-së.