fbpx

750 mijë europianë duan rezidencë në BM pas Brexit

mj-696x424.jpeg

Qeveria britanike njoftoi sot se ka marrë mbi 750 000 kërkesa nga shtetas të Bashkimit Europian, me banim në Britaninë e Madhe,të cilët dëshirojnë të marrin statusin e rezidentit të përhershëm për të jetuar në këtë shtet pas Brexit.

Polakët renditen të parët për numrin e lartë të depozitimit të kërkesave (mbi 100 000) të ndjekur nga rumunët (rreth 90 000) dhe italianët (mbi 70 000).

Rreth 26 500 kërkesa vijnë nga francezët.

Rreth 3,8 milionë shtetas europianë jetojnë aktualisht në Britaninë e Madhe.

Ata duhet të kërkojnë statusin e rezidentit të përhershëm (“settled status” në gjuhën angleze) për të pasur të drejtën e punësimit në vijim apo për të përfituar sigurimet shoqërore deri sa vendi t’i ketë shkëputur marrëdhëniet me Bashkimin Europian. (ATA)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303