76 të vdekur nga vërshimet e ujit

Vërshimet gjatë javëve të fundit kanë vrarë 76 njerëz dhe kanë shkaktuar mbi 2,2 miliardë dollarë dëme në Iran.

Dy provincat, Khauzestan dhe Ilhamjanë të fundit që u prekën nga vërshimet që nisën më 19 mars. Nga vërshimet këto javë të fundit, qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme materiale, ku janë dëmtuar ndërtesa dhe rrugë.

“Mbi 4400 fshatra përgjatë vendit janë goditur nga vërshimet”, tha ministri i Brendshëm, Abdolreza Rahmani-Fazli.

Ai tha se dëmet vlerësohet se janë ndërmjet 300 deri në 350 trilionë rialë – apo 2,2 deri në 2,6 miliardë dollarë.

Raportohet të jenë shkatërruar 725 ura janë dhe mbi 14 mijë kilometra rrugë janë dëmtuar./real-news.tv/