fbpx

76 vite nga gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë

idrizi-1.jpg

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte sot i pranishëm në një ekspozitë me figurat dhe personalitetet e njohura të Çamërisë, për të përkujtuar 76-vjetorin e genocidit grek mbi shqiptarët. Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se PDIU-ja kishte planifikuar një protestë para ambasadës greke në Tiranë, e cila u anulua nga policia shqiptare duke shfrytëzuar faktin e pandemisë. Në aktivitetin e organizuar për javën çame në përkujtim të 76-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, u ekspozuan figura dhe personalitete të Çamërisë.  Në këtë aktivitet u prezantua edhe numri i ri botimit të gazetës Çamëria,një premtim i mbajtur ndaj popullatës çame por edhe ndaj të gjithë atyre patriotëve, që duan të dinë më shumë për Çamërinë.

Fjala e plotë e Idrizit

Ne, në vazhdën e aktiviteteve të organizura për javën Çame, padyshim që këmi sjellë në një formë ndryshe të gjitha ato vlera të një krahine shumë të rëndësishme të Shqipërisë që i shtohet kolanës së vlerave të të gjithë shqiptarëve. Mos harroni se Çamëria është 5 përqind më pak se sa Kosova nga pikëpamja e sipërfaqes. Është vendi i miteve të mëdha, aty ku përplasen qytetërimet iliro-pellazge me atë helenik. Është vendi i tempullit të Dodonës, lumit të Akeronit, Nikopolisit, e shumë momenteve të rëndësishme të historisë europiane dhe botërore, por padyshim që ajo tokë me kaq vlera do të nxirrte edhe burra dhe gra, deri për të arritur tek ata të cilët u flijuan gjatë genocidit të shqiptarëve të Çamërisë por edhe gjatë regjimit komunist, siç është Bilal Xhaferri, Teme Sejko, por edhe heronj si Ali Demi me shokë.

Ne këtë javë e kemi organizuar me shumë aktivitete. Më vjen keq sepse sot ishte programuar dhe një protestë para Ambasadës Greke, e cila u anullua nga policia shqiptare duke shfrytëzuar faktin e pandemisë. Gjithashtu, në 27 qershor në varrezat e Kllogjerit ne do të organizojmë homazhet për 3 mijë shqiptarët e Çamërisë, të cilët vdiqën në atë zonë mbas eksodit biblik. Është e turpshme që kemi marrë refuzim edhe për Varrezat e KIlogjerit, por unë po i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Çamërisë, që të vijnë të nderojnë, të vendosin lule dhe të bëjnë homazhe në Varrezat e Kllogjerit, sepse siç e kam thënë, ne asgjë s’mund të na pengojë dhe ne shqiptarët e Çamërisë do lodhemi më së fundi. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë nga nesër, pavarësisht nga Java Çame, të protesojmë, por edhe më shumë sesa kaq për një mendjelehtësi në rastin më të mir, për një tradhëti kombëtare në rastin më të keq, me atë që po ndodh dhe që po tentohet të ndodh me një VKM të Qeverisë Shqiptare, ku mjafton 1 % e njrëzve në një zonë të pranojnë që janë në minoritet dhe ajo zonë kthehet automatikisht në dy gjuhësh. E kemi denoncuar që në ligjin për minoritetet, ku Shqipëria na doli çuditërisht me 9 minoritete. 6 nga Kosova, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që gjysma e territorit shqiptar ndodhet jashtë trungut shqiptar dhe ne s’mund te kemi 9 minoritete. Heqja e zonave minoritare nga ligji për minoritetet, të përcaktuaranga shteti shqiptar që në vitin 1937, në kohën e Mbretit Zog.

Tentativa për të bërë një census i cili do të ketë për bazë vetëdeklarimin që nuk ndodh në asnjë vend. Po ju them shumë mirë hapur dhe qartë, se ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare që në vitin 1933, që përcakton çështjen e kombësisë dhe shtetësisë, jo çështje sesi ndjehesh por çështje fakti. Kush do të na dali grek nuk e fakton dot këtë gjë as me pensione, as me deklarim, por pa dyshim nëpërmjet parimit “sui sanguis” , pra nëse ka gjyshen, stërghyshen, katragjyshen atëherë ka të drejtë. Pra çëshja e kombësisë nuk është çëshjte sesi ndjehesh, por është çfarë je faktikisht. Edhe në censusin e radhës kemi bërë një betejë para 10 vjetësh, po kështu do t’i bëja thirrje të gjithë shqiptarëve dhe besoj do ta pranonin, që të deklarojmë që jemi amerikanë dhe po bëhemi shteti i radhës i SHBA-ve.

Por sot gjithashtu kemi një arsye më shumë për të folur për Çamërinë dhe shqiptarinë, sepse janë gjallëruar në këtë krizë politike, një krizë totale e funksionimit të demokracisë, të gjitha ato qarqe që nuk reshtin duke kërkuar Vorio Epirin, ndërkohë që Vorio Epiri është Veriu i Çamërisë. Siç e tregojnë edhe këta burra të mëdhenj në ekspozitë, Çamëria ka qenë, është dhe do të jetë tokë shiptare, sigurisht në një tokë tjetër. Sot dua të fokusohem tek këta burra të mëdhenj, shqiptarët e Çamërisë u vranë, u persekutuan, për dy çështje të mëdha; E para sepse duhej të sakrifikohej Çamëria, deri dje edhe Kosova, që të kemi këtë Shqipëri politike që na lanë. E dyta sepse shqiptarët e Çamërisë u vranë sepse nuk pranuan të quheshin grekë si edhe për besimin e tyre.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303