77-vjetori i Konferencës së Pezës, Meta shfaqet pranë Veliajt dhe Braçes

Sot po zhvillohet aktiviteti për 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, ku presidenti Meta është bërë bashkë me mazhorancën.

Ai është parë pranë kryebashkiakut Veliaj dhe zëvendëskryeministrit Braçe.

Gjithashtu, pranë Metës shihet qartazi edhe nënkryetarja e vendit, Vasilika Hysi, ku të dy diskutojnë dhe qeshin së bashku.

Sot përkujtohet një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptar, ku gjatë luftës së Dytë Botërore u bë bashkimi i shqiptarëve kundër pushtuesve.