fbpx

8 banorë bllokuan “Rrugën e Kombit” në Mirditë në hetim, kapet i riu që kërcënoi 18-vjeçarin me armë

Screenshot_16-13.png

Tetë banorë të fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Vele në Mirditë janë proceduar penalisht duke u akuzuar për grumbullim të paligjshëm, pasi ditën e djeshme bllokuan Rrugën e Kombit për disa minuta në dalje të Rubikut, në shenjë proteste për dëmtimin e infrastrukturës së këtyre fshatrave nga një firmë e cila për realizon punime për ndërtimin e ujësjellësit. Ndërkohë që policia e Lezhës në komunikatën e shpërndarë për mediat, njofton se janë arrestuar 5 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale. Mes të arrestuarve është një 20-vjeçar në Kurbin, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në datë 12 janar kanosi me armë duke qëlluar në ajër një 18-vjeçar.

 

Njoftimi i plotë nga policia e Lezhës

-Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-A.B.,20 vjeç,banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi me datë 12.01.2021 ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër shtetasin E.P.,18 vjeç,banues në Kurbin

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin Kurbin ,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.Gj.,34 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për tu ndaluar.

-Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit S.D.,29 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes në bashkëpunim të disa krerëve bagëti të imta me datë 11.12.2020,në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D.,64 vjeç,banues në Shengjin,Lezhë.Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ,në gjendje të duhur është përplasur me mjetin tip “Pegeot” me drejtuese shtetasen  M.M.

-Gjithashtu ,nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj.,37 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel “në gjendje të dehur në masën 1.21 mg/l dhe pa leje drejtimi.

Ndërsa,specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë  kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës ,Mirditë.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303