fbpx

8 Dhjetori i dytë!

Protesta-tek-MAS-2-1.jpg

Ndryshe nga çdo vit, përvjetori i 28-të i Lëvizjes Studentore të 8 dhjetorit, e gjen Shqipërinë në një valë protestash që prej shumë kohësh i kanë munguar vendit. Njëjtë si në atë kohë, kur u rrëzua regjimi komunist, në shesh janë sërish studentët. Me mijëra siç kanë qenë këto 3 ditë, edhe nesër më 8 dhjetor studentët do jenë në shesh

8 Dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë, në nder të studentëve që u bënë iniciatorë të kthesës më të madhe historike. Mesa duket një ‘8 dhjetor’ do të ndodhë sërish ditën e nesërme, ku të rinjtë do të mblidhen përsëri fillimisht te Sheshi ‘Nënë Tereza’, ora 08:30. Më pas, lajmërohet se të gjithë protestuesit do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, njëjtë si sot, për të drejtat e tyre dhe plotësimin e kërkesave që ata kanë paraqitur.

Në lajmërimin e bërë në rrjetin social ‘Facebook’, thuhet se studentë, gjimnazistë, prindër dhe maturantë mund t`i bashkohen protestës. ‘Protesta e rinisë’ do të quhet lëvizja e nesërme e studentëve, në nder të Ditës Kombëtare të Rinisë.

Kujtojmë që me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, një grup studentësh të Universiteteve të Tiranës, përkrahur nga pedagogë të tyre, u bënë shënjuesit e kthesës së madhe historike. Banorët e Qytetit “Studenti”, sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë me anë të protestave mjaft paqësore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *