8 jetë humbën nën gërmadha, si u legalizua përmes falsifikimit vila e familjes Lala

Screenshot_26-6.jpg

Familja Lala ishte më e prekura nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit duke humbur gjithsej tetë persona nën rrënoja dhe një tjetër për shkak të mos përballimit të dhimbjes. Shtëpia e Lalajve u rrënua tërësisht duke i zënë poshtë pa asnjë shans për të jetuar. Nga rrënojat u nxorr i gjallë vetëm Ramë Lala, kurse Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala u nxorrën pa jetë.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar ekskluzivisht nga Abc News hidhen dyshime të forta se banesa e tyre u legalizua duke falsifikuar dokumentet.

Në kushte normale ajo nuk duhej të legalizohej për shkak të kolonave të holla, por siç theksojnë prokurorët në dosjen e siguruar nga Abc News, ka dyshime të forta se dokumentet janë falsifikuar dhe dorë në këtë ka pikërisht Nevjana Isufi, për të cilën është nxjerrë urdhër arresti.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal”, theksojnë prokurorët në dosjen hetimore që publikon sot abcnews.al

Pjesa e dosjes hetimore mbi familjen Lala

Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.

Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “MihalRama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufime profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin ee baneses dhe planvendosjes se saj.E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.

Provat e administruara ne funksion te këtij rasti jane si vijon:

  • Është terhequr nga Zyrat e ASHK Durres dosja e objektit me referenca me Nr. 0010575 ZK.8511 Nr. Pas. 18313, vol. 48 fq. 64 me pronar Sahadete Lala.
  • Objekti është regjistruar në Hipotekë nëpërmjet ALUIZNIT me leje Legalizimi nr. 151151 datë 30.10.2015 godinë banimi katër kate mbi tokë me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 427.78 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 118.8 m2, sipërfaqja totale e banimit 676.8 m2.
  • Ne kete fashikull ndodhen, kontratë shitje pasurie midis ALUIZNIT dhe Sehadete Lala. Kalimi i pronësisë për pasurinë me nr. 18/167 me sipërfaqe 427.78 m2 në Zk. 85.11, sipas VKM 1481 datë 12.11.2008.
  • Genplani i cili është firmosur nga Ing. Ilirjan Keçi me detyrë Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë dhe Përpunimit të Informacionit Gjeografik në ALUIZNIDurrës, përditësimi është bërë nga G.Koçi dhe punoi E.Hoxha, frimosur nga Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi.
  • Plan Rilevimi i cili është përgatitur nga Ing. Vasil Gjoni i cili deklaron se nuk e ka firmosur ai kete plan rilevimi, por eshte firmosur nga drejtuesia e studios.
  • Akt Kualifikimi Nr.8907 datë 06.08.2015,
  • Formulari i Vetëdeklarimit Nr. 776 datë 24.02.2005, përpiluar nga Sehadete Lala.
  • Vetëdeklarim për legalizimin e objektit nr. 815 datë 29.08.2006 . Ku është pasqyruar viti i ndërtimit të objektit 06/2002. Gent Plan i datës 09.08.2008 për të katër katet e ndërtesës është firmosur nga G.Keçi, R.Zeqja, E.Baruti, G.Demka, F.Çuni, A Halili, Sh.Demo.
  • Procesverbal Verifikimi në terren i datës 08.10.2014 firmosur nga G.KeçiR.Zeqaj dhe I.Keçi Hartograf. Ortofotodigitale datë 14.04.2007 firmosur nga Ilirjan Keçi dhe Flamur Gjuzi, ku disa specialiste te zyres se Aluiznit kane qene te pranishem ne Gen Plan me iniciale, por qe me pas eshte skanuar ne zyrat e ASHK Durres dhe jane identifikuar me gjeneralitete te sakta, Gerald Koci, RovinZeqja, Elham Baruti, FaslliCuni, Agron Halili, Sheptim Dema dhe AleksPrenga.
  • Jane te vendosur ne dosje edhe formularët e pagesave sipas deklaratave dhe mënyrës së pagesës së bërë nga aplikuesi. Deklaratë Personale e datës 08.201.2014 e firmosur nga deklaruesi Sehadete Lala e cila sipas formularit deklaron se mbart mbi vete koston e dëmtimeve qe vijnë si pasojë e punimeve të kryera në objekt per shkaqet natyrore, kur nuk janë respektuar kushtet teknike, përdorimit të objektit ndërhyrjet ne rikonstruksionin mbajtës të objektit.
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303