8 Marsi, Vladimir Putin: Nuk do të dërgoj rekrutë në Ukrainë

1646338163_d9gktnk8vladimirputinafp650625x30012December21.jpg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka publikuar një video teksa ‘qetësoi’ gratë dhe vajzat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, se rekrutët dhe rezervistët nuk po thirren për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë.

“Më lejoni të theksoj se ushtarët që kryejnë shërbimin ushtarak, nuk marrin dhe nuk do të marrin pjesë në armiqësi… Për detyrat e caktuara zgjidhen vetëm ushtarakë profesionistë”, tha ai në videon e publikuar më 8 mars.

Mesazhi i tij kishte për qëllim të zbuste shqetësimet e supozuara të grave ruse.

 “Unë e kuptoj se sa shqetësoheni për të dashurit tuaj”, tha Putin, duke vlerësuar “besnikërinë dhe mbështetjen” e grave.

“Ju e bëni botën më të mirë falë ndjeshmërisë, dhembshurisë dhe bujarisë suaj shpirtërore”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303