fbpx

8 në pranga pas konfliktit me armë ku u shënua 1 viktimë dhe 5 të plagosur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 8 persona të përfshirë në rastin e vrasjes në Lipjan.

Personat janë ndaluar me dyshimin se njëri prej tyre ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, 4 persona të dyshuar për veprat penale “Ndihma” si dhe dy persona të dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja në ngjarje”.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në fshatin Hallaç i Madh të komunës së Lipjanit, pas një përleshjeje me armë zjarri, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve, një person ka vdekur duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të mara nga arma e zjarrit, ndërsa 5 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.