27.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

9 vota në emër të Finos në Fier, kush është kandidatja që lë pas Braçen e Ruçin?

spot_img

Bashkim Fino, ish-deputeti socialist ndërroi jetë pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. KQZ vendosi që emri i tij të mos zëvendësohej me një kandidat tjetër duke e lënë atë bosh vendin në listë.

Në zgjedhjet e të dielës, kanë qenë 9 qytetarë që kanë votuar për numrin 4 në listën e socialistëve të Fierit.Socialistët kanë marrë 9 mandate në qarkun e Fierit, duke bërë që edhe Gramoz Ruçi i cili renditet i 10-ti të vijë automatikisht në Kuvend pa qenë nevoja të thyejë herësin.

Kandidatja që ka marrë shumicë votash në Fier është Lindita Buxheli që deri tani numëron 1088 vota duke lënë pas zv/kryeministrin Erion Braçe me 778 vota dhe kryeparlamentarin Ruçi i cili deri tani ka marrë vetëm 397 vota.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat