90 milion euro kush e do Lautaro Martinez, trembet Atletico Madrid

Screenshot_16-7.jpg

Lautaro Martinez është dëshira e madhe e Atletico Madrid në merkaton e verës. Sulmuesi argjentinas është kontaktuar nga vetë trajneri Diego Simeone.Gjithsesi Interi është klubi që vendos për të, pasi futbollisti ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.Lautaro Martinez tashmë ka edhe një çmim. Sky Italia raporton se Interi nuk e lëshon pa 90 milion euro.Atletico Madrid vetëm një herë ka paguar mbi këtë shifër, kur bleu Joao Felix për 120 milion euro nga Benfica në verën e vitit 2019.Momentalisht Atletico nuk e përballon këtë lëvizje, madje në fund të muajit në mbledhjen e aksionareve do tentohet të rritet kapitali me 181 milion euro.Më pas mbetet të shihet nëse Atletico Madrid do të tentoja t’ia plotësojë kërkesën financiare Interit për një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303