900 fëmijë rezultojnë me SIDA, në pranga doktori

1200px-HypodermicNeedles.jpg

Pothuajse 900 fëmijë nën moshën 12 vjeçare kanë rezultuar me HIV pozitiv në një qytet të Pakistanit, pasi doktori i tyre kishte mjekuar ata me shiringa të infektuar dhe të pasterilizuara.

Fillimisht për këtë akt u akuzua vetëm Doktor Muzaffar Ghanghro, një pediatër i cili bënte rreth 16 vizita në ditë dhe njihej si një nga mjekët që kishte koston më të lirë për vizita në qytetin e Ratoderos në Pakistan.

Ghanghro u arrestua nga policia dhe u akuzua për neglizhencë dhe vrasje nga pakujdesia. Policia e arrestoi mjekun pasi prindërit e fëmijëve e kishin akuzuar atë që përdorte shiringa të pasterilizuar dhe të përdorura më parë mbi fëmijët e tyre.

Sipas kolegut të tij, doktor Arbanit të paktën 35 fëmijë kanë vdekur që prej 25 prillit, por zyrtarët e ministrisë së Shëbdetësisë në Islamabad mendojnë se numri i vërtetë i atyre që jetojnë me virusin HIV në Pakistan mund të jetë shumë më i lartë se 1,112 rastet e konfirmuara deri më tani.

Sipas ministrisë Shëndetësisë së Pakistanin, deri më tani një e katërta e 200,000 banorëve të qytetit të Ratoderos janë testuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303