fbpx

97 qytetarë fituan betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije sot me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” se 97 qytetarë kanë fituar betejën me Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Kujtojmë se dje u regjistruan 153 raste me koronavirus, ndërsa 3 persona ndërruan jetë si pasojë e virusit vdekjeprurës.