5 parti opozitare regjistrohen për zgjedhjet e 30 qershorit

kqz.jpg

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit. 43 është numri i subjekteve zgjedhore që duan të jenë pjesë e garës elektorale, nga ku 35 janë regjistruar në KQZ ndërsa 8 të tjera kanë aplikuar për t’u regjistruar.

PS dhe 18 parti të tjera aleate te socialisteve, si PSD e Skënder Gjinushit apo PS e Moderuar e Gjergj Kojës kanë dorëzuar dokumentet në institucionin qendror të zgjedhjeve.

Por edhe në kampin e djathtë, është 5 numri i partive që janë regjistruar për garën vendore. Dikur aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi janë regjistruar për zgjedhjet vendore.

Ndërkohë, pritet që të martën të regjistrohen partitë Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Zgjidhja e Koço Kokëdhimës, PDS e Paskal Milos dhe Ligj e Drejtësi e Spartak Ngjelës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303