Kur mendon Haradinaj se do të liberalizohen vizat për Kosovën?

ramush-haradinaj.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e pret liberalizimin e vizave në qershor.

Sipas tij e rëndësishme është që Kosova ka hyrë në agjendë.

“Tani kemi hyrë në fazën implementuese fatmirësisht. Mendojmë se me qëndrimin e qeverisë gjermane pra është një moment kthese. Jemi në proces të zbatimit, hyrja në agjendë është me rëndësi duhet ta koordinojmë. Këshillin e Evropës nga 1 korriku e merr Finlanda, nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin, është herët me kohë, janë më pak se dy javë por jemi në proces”, ka thënë ai duke theksuar se lajmet e mira për vizat mund të vijnë në vjeshtë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303