Kuvendi miraton masa të reja kundër pastrimit të parave

kuvendi.jpeg

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot disa projektligje të rëndësishme.

Me 104 vota pro, i kundër dhe 4 abstenim u miratua projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.

Ndërsa me 85 vota pro, 2 kundër dhe 17 abstenim u miratua raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2018.

Deputetët e Kuvendit votuan me 99 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime të projektligjit “Për regjistrimin e biznesit”, ndërsa projektligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit” të ndryshuar u miratua me 103 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim.

Me 100 vota pro, 2 kundër dhe 6 abstenim u miratua projektligji “Për procedurat tatimore në Republikën të Shqipërisë”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha sot në seancën plenare të Kuvendit se “qeveria është angazhuar maksimalisht për të njësuar 5 projektligjet  e Paketës Moneyval, sipas rekomandimeve të paraqitura nga Moneyval me synim parandalimin e pastrimit të parave, që burojnë kryesisht nga aktiviteti kriminal, forcimin e luftës kundër financimit të terrorizimit”/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303