‘Pse nuk na paralajmëron për rrezikun?’ Vasili i kërkon Ramës llogari për Trump

te-dy-1.jpg

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i kujton kryeministrit Edi Rama deklaratat e bëra për Presidentin amerikan Donald Trump.

Ndërsa Trump kërkon një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë, Vasili pyet Ramën se përse nuk paralajmëron për rrezikun që paraqet.

“Shkollëpaku ku është, pse nuk na paralajmëron për rrezikun Trump, që rikandidon? (VIDEO).

Presidenti Trump rritet dukshëm në sondazhe veçanërisht për transformimin ekonomik.

Presidenti Trump rikandidon sërish.

Shkollëpaku se ku është futur dhe akoma s’po bëhet i gjallë, që të lajmërojë amerikanët, shqiptarët dhe botën për rrezikun e rizgjedhjes së Trump.

Dikur e bënte edhe me krenari edhe me siguri, edhe me trimëri, edhe më zgjuarsi, edhe me karshillëk edhe me pak trapllëk…..

Deri atëherë mbeten në fuqi paralajmërimet e vjetra të shkollëpakut, që për fat të keq amerikanët nuk i fishkëllejnë hiç, ndaj ndiqni VIDEON dhe informohuni”, shkruan Vasili.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303