Ish-ministri i Jashtëm: Ja si shmanget kriza

mustafaj.png

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur për situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka thënë se shteti i së drejtës në Shqipëri është rrëzuar, është në një kaos legjislativ, politik dhe ekonomike sepse konstatohet një rënie dhe një depresion i madh ekonomik.

“Kjo tregon se kriza po bëhet gjithnjë e më shumë komplekse e po thellohet më shumë. Ka dy mundësi, ose politika ta mbledhë mendjen e të arrijë kompromise ose thellimi i krizës pa ndërhyrje çon në shpërthime me pasoja shumë të dëmshme. Ende shpresoj që politika shqiptare do të mund të ndërgjegjësohet për rolin e vet, do heqë dorë nga kokëfortësia e do ketë zgjidhje. Presidenti po përpiqet, po propozon, ka marrë disa hapa të rëndësishëm siç është shtyrja e zgjedhjeve më 13 tetor. Ka propozuar një paketë zgjedhjesh, jo vetëm zgjedhje për pushtetin vendor por edhe të përgjithshme, madje ka propozuar edhe zgjedhjen e drejtpërdrejt nga populli të Presidentit, që do të kërkonte një ndryshim në Kushtetutë”, nënvizoi Mustafaj.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303