Meta në Malin e Tomorrit: Të çojmë përpara Shqipërinë

met1.png

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar nga Mali i Tomorrit të gjithë besimtarët bektashinj, që të cilët festojnë sot Ditën e Pelegrinëve.

Kreu i Shtetit tha se këtë vit kanë marrë pjesë në këtë pelegrinazh më shumë njerëz të nderuar dhe kjo është shenjë se vitin që vjen punët e Shqipërisë do të shkojnë më mirë. Ndër të tjera, Meta uroi që Abaz Aliu t’i japë forcë politikës shqiptare të çojë përpara Shqipërinë, që ajo të bëhet më e drejtë, më e bashkuar dhe më evropiane.

“Nuk do flas gjatë sot, pasi kemi shumë mysafirë të nderuar, që një vit më parë nuk kanë qenë këtu dhe kjo është shenjë e mirë se punët për vitin që vjen do shkojnë më mirë në vendin tonë. Dua të them se jo më kot poeti ynë i madh kombëtar, në momentet më të vështira, për t’i dhënë fuqi shqiptarëve, ju referua dhe i dha vendin që meritonte edhe poezi e poemë figurës madhështore të Abaz Aliut. “Abaz Aliu erdhi afër nesh, Shqipëria s’mbet e gjorë, se Zoti e desh”.

Ndaj dhe ne mblidhemi këtu për të nderuar këtë figurë të shenjtë dhe gjithë ato legjenda, personalitete, që përmes bektashizmit bënë dhe bëjnë më të mirën për Shqipërinë. Bënë gjithçka për gjuhën shqipe, për bashkim kombëtar, që punuan gjithmonë pa u lodhur për harmoninë fetare në vendin tonë. Abaz Aliu të na japë forcë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar, më evropiane siç e meritojnë të gjithë shqiptarët”, tha Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303