Rama nxjerr fotot, fillon rikonstruktimi i Mësonjëtores së parë shqipe

0912af786cb35b5c2f36fcb4d7659e4e_L.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se ka filluar rikonstruktimi i Mësonjëtores së parë shqipe.

Ai shkruan në Facebook se kishte ardhur koha që ky objekt-dëshmi i arsimdashjes dhe kurajës mëmëdhetare, të shërohej nga plagët e kohës dhe rikthehej në formën e shkëlqimin që i takon.

“EMBLEMA E HISTORISE së arsimit shqip, Mësonjtorja e famshme, sot ????? ??? në Korçë, po i nënshtrohet një operacioni strukturor.

Kishte ardhur koha që ky objekt-dëshmi i arsimdashjes dhe kurajës mëmëdhetare, të shërohej nga plagët e kohës dhe rikthehej në formën e shkëlqimin që i takon.

Mure, çati, dyer e dritare të amortizuara nga koha, rrjeti i vjetër elektrik, sistemi i ngrohjes dhe mbrojtjes nga zjarri, do të jenë të tëra në standarte optimale në mbyllje të këtij viti”, shkruan Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303