fbpx

Reagon BE për sulmet në cisternat e naftës në Arabinë Saudite

7B16A547-2F7D-455F-A3E5-C0674871A0CC.jpeg

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj sulmeve në cisternat e naftës në Arabinë Saudite duke i quajtur “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite.

“Sulmet e djeshme me dronë në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite, paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën që po vazhdon për uljen e tensioneve dhe dialogun”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303