Përmbyset varka, 12 të vdekur dhe më shumë se 20 të humbur

varka-1.jpg

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 janë të humbur pasi një varkë turistike u përmbyt në lumin Godavari në shtetin Indian të Andhra Pradesh.

Varka po transportonte rreth 70 njerëz dhe ishte duke shkuar drejt një vendi të njohur turistik në shtetin jugor kur u përplas me një shkëmb të madh, i tha policia agjencisë së lajmeve PTI.

Zyrtarët konfirmuan për BBC se 27 persona janë evakuuar në mënyrë të sigurtë.

Autoritetet e shpëtimit po kërkojnë trupat në lumë.

Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për viktimat./real-news.tv/

scroll to top