fbpx

“Mos fol …” Plas sherri me meshkujt e familjes Kardashian(Video)

scott-disick-corey-gamble-getty.jpg

Meshkujt e familjes Kardashian janë përfshirë në një debat të ashpër midis tyre, kjo si shkak i komunikimit me fëmijët.

Në trailerin e serialit “KUWTK”, Scott Disick dëgjohet duke debatuar me të dashurin e Kris Jenner, Corey Gamble.

Ky i fundit i kërkon Scott që të disiplinojë vajzën e tij 7-vjeçare, Penelope.

Në një luftë fjalësh gjatë një darkë familjare, Corey i thotë se do ta godiste me shuplakë vajzën. Ndërsa Scott nuk heziton që ti përgjigjet duke i thënë: “Mos fol asnjëherë për një fëmijë në këtë mënyrë!”

Nuk dihet si ka nisur biseda dhe si ka përfunduar debati. E gjitha do të mësohet në serinë e rradhës të “KUWTK”.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303