Zgjedhjet në Izrael/ Netanyahu kërkon të mbajë pushtetin

israel-elections.jpg

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po lufton për të mbajtur pushtetin, pasi votuesit shkojnë në votime në një nga garat më të forta ndër vite.

Ai thirri zgjedhjet e parakohshme pasi nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve në prill.

Netanyahu po përballet me një sfidë të fortë nga ish-shefi i ushtrisë, Benny Gantz.

Sondazhet tregojnë se rezultati i zgjedhjeve të së martës do të jetë shumë i ngushtë. Partia Likud e krahut të djathtë e Kryeministrit Netanyahu ka mbështetje pothuajse të barabartë me partinë Blu dhe të Bardhë të qendrës, të Benny Gantz-it. Sipas parashikimeve asnjëra nga këto dy parti nuk pritet të fitojë shumicën në parlamentin izraelit me 120 deputetë. Dhjetë parti mund të fitojnë vende në parlament.

Partitë e vogla mund të kenë një rol të madh në rezultatin përfundimtar.

Bisedimet për formimin e një koalicioni të ri pritet të fillojnë sa më shpejt që votimi të mbarojë në 22:00 dhe të publikohen sondazhet përfundimtare./real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303