Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj bankës kombëtare të Iranit, u tha Presidenti i SHBA, Donald Trump, gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump nuk dha detaje të tjera rreth sanksioneve. Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin tha që banka ishte burimi i fundit i fondeve nga Teherani.
Më herët, presidenti Trump ka njoftuar rritjen e sanksioneve ndaj Iranit pas sulmit të fundit në cisternat saudite të naftës, për të cilin SHBA akuzon Iranin./real-news.tv/
Advertisement