fbpx

Viti i ri akademik, vjen lajmi i rëndë nga Shkodra

REKTORI.jpg

Ky vit akademik në Shkodër ka nisur me një lajm jo shumë të mirë. Në raundin e parë, në degën e fizikës ka pasur “zero” regjistrime, çka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege.

Në një deklaratë për mediat, rektori i Universitetit, Adem Bekteshi tha se edhe në degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime, kjo për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri.

Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303