fbpx

Pas sherrit me Françeska Jaçen, Oriola krah Kejvinës

sherr.jpg

Prej kohësh përflitet në media se Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri. Dy modelet dikur ishin mikesha të ngushta dhe shiheshin shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, pak ditë më parë Kejvina pranoi publikisht se nuk flet më me Françeskën.

“Ty s’të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh një shoqe dhe pastaj të vendosësh që të mos bëhesh më me të? Ne kemi dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë që jemi motra, e keni thënë ju. Kemi vendosur që t’i shkëpusim marrëdhëniet”, u shpreh Kejvina.

Pas sherrit me Kejvinën, Françeska ka krijuar edhe ‘armiq’ të tjerë sepse edhe modelja Oriola Marashi thuhet se i është vënë kundër. Në këtë rast Oriola ka mbajtur anën e kushërirës së saj, Kejvinës.

Gjithashtu thuhet se Françeska ka prishur raportet edhe me fotografin Juxhin Kurti të cilin nuk e ndjek më në Instagram.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303