Vetëm 627 bileta për “Dardanët” / Ja pse Çekia zgjodhi stadiumin e Plzenit…

auto_KosovamergimVojvoda1567867924.jpg

Vetëm 627 bileta në dispozicion të tifozëve të Kosovës për ndeshjen vendimtare me Çekinë, në transfertë, më 14 nëntor.

Tani është edhe më e qartë se përse Federata Çeke e Futbollit ka vendosur që kjo sfidë mes dy rivalëve për vendin e dytë në Grupin A kualifikues të Euro 2020 të luhet në qytetin e Plzenit, në një stadium me kapacitet vetëm 11 700 vende.

Federata e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave, duke e bërë të qartë se për “Dardanët” do të ketë një numër të kufizuar (me rregullore ekipit mik i takojnë 5% të biletave).

Vetëm 627 bileta u takojnë tifozëve kosovarë, ndërsa ndarja e biletave do të fillojë nga data 17 tetor.

Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund t’i sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kosova ka një pikë më pak se Çekia në Grupin A dhe fitorja e mundshme në këtë ndeshje direkte do të rriste ndjeshëm shanset për kualifikimin në në Euro 2020.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303