fbpx

Messi kishte të drejtë, ja si Neymar tentoi t’i bashkohej Realit…

Neymar-Messi-1055021.jpg

Kur Messi, në një intervistën të javës së kaluar, dhënë për RAC1 deklaroi që “mendova se Neymar do të shkonte në Madrid nëse ai nuk do të vinte te Barcelona”, u supozua se ishte vetëm një hamendje që e kishin edhe mijëra tifozë të tjerë të Barcelonës.

Mirëpo, sot, e përditshmja “Marca” ka zbuluar se “frika” e Messit ka qenë e bazuar në fakte.

Në muajin gusht, Neymar po përballej me vështirësi të pakapërcyeshme në tentativën për t’u kthyer në “Camp Nou”, kështu që vendosi të provonte mundësinë për t’iu bashkuar Realit. O’Ney bisedoi për këtë me “peshat e rënda” të “Los Blancos”, me Ramosin, Casemiron, Marcelon dhe Modricin. Përveç kësaj, e gjithë familja e brazilianit nisi të ndiqte në rrjetet sociale “yjet” e Madridit.

Manovrat zgjatën deri më 20 gusht, data në të cilën Real Madridi, i cili kishte nënshkruar me Hazard për atë pozicion, e përjashtoi blerjen e Neymarit, në pamundësi për të gjetur 200 milionë euro.

Pas kësaj date, lojtari dhe babai i tij, u kthyen ekskluzivisht tek opsioni i “Barça”, duke ofruar deri në 20 milionë euro nga xhepi tyre për të lehtësuar investimin që duhej të kryente presidenti i “Blaugranave”, Bartomeu, vetëm e vetëm që të mbyllej kontrata me Parisin.

Neymar, i cili është lënduar përsëri dhe do të qëndrojë jashtë për 4 javë, ka kalur plot 318 ditë pushim që nga vera e vitit 2017, kur PSG shpenzoi plot 222 milionë euo (klauzola e largimit) për të siguruar shërbimet e tij. Përvoja e tij 2-vjeçare në Paris ka qenë me shumë luhatje, aq sa ishte gati edhe të shkonte te Reali, vetëm që të mund të braktiste kampionët e Francës.

Duket qartë se O’Ney është penduar shumë që u largua nga Barça. Në futboll, ashtu si në jetë, mund të bësh gabime të rënda, që të përndjekin përgjithmonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303