fbpx

Do e dekorojë Ramën nëse hapen negociatat? Meta befason me përgjigjen

o-r.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nga qyteti i Kukësit aty ku po merr pjesë në kremtimin e 60-vjetorit të “Radio Kukësit”, u ndal tek negociatat, por edhe tek roli që kjo radio ka luajtur në emancipimin e shqiptarëve që jetonin në Ish-Jugosllavi.

Kreu i shtetit u pyet nga gazetarët se a do ta dekorojë kryeministrin Edi Rama ashtu siç ka deklaruar më parë nëse BE vendosë të hapë negociatat me Shqipërinë, Meta u përgjigj si vijon:
“Sot jemi këtu për të dekoruar Radio “Kukësin”, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, sepse e ka merituar plotësisht dhe e ka përmbushur misionin fisnik sidomos në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke pasur kontribute për ato arritje që ka sot Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”-tha Meta.

Sa i takon negociatave, Meta tha se akoma nuk është dhënë një vendim përfundimtar, ndaj ai iu drejtua me një thirrje vendeve skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman. “Po të mos humbasim shpresën, sot këtu  në Kukës kemi një gëzim dhe ta çojmë gëzimin deri në fund sot”-shtoi Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303