fbpx

Macron përmendi çështjen e azilantëve, Rama: Janë pretekste dhe bishta këto

Screenshot_3-54.png

Rama ka komentuar pak çaste më parë në konferencë live deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Ai thekson se çështja e azilantëve e përmendur nga Macron është thjesht pretekst për të hequr vëmendjen nga e vërteta.

“Sipas Presidentit të Francës, duhet të zhvillohet një proces që nuk është ndjekur deri më tani me zgjerimin. Që nga Presidenti i Komisionit, partnerët e zgjerimit etj, e ka në thënë qartë se kjo që ka ndodhur është rezultat e mosdakortësisë së vendeve anëtare për qëndrimet e tyre. Jo po azilantët, jo po kjo, jo po ajo, këto janë bishta. Jo Maqedonia e Veriut, për çdo vend që është sot brenda BE-së, nëse do të kishte kërkuar konsensus, nuk do të kishte marrë konsensus. Kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë për çeljen e negociatave mbrëmë, por jo më shumë se aq. Rruga jonë është e njëjtë, ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për vendin tonë.

Kjo është një përplasje mes të mëdhenjsh dhe përplasje interesash shumë më e madhe se sa ne. Askush nuk e ka përjashtuar dhe as e përjashton perspektivën tonë si rajon në integrimin. Procesi I integrimit është një proces i transferimit të brendshëm, nuk është një proces për t’ju pëlqyer të tjerëve”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303