Çekiçi zbulon ofertat pas golit spektakolar: Më kërkojnë në Spanjë dhe…

Cekici.jpg

Endri Çekiçi nuk di më të ndalet në kampionatin slloven dhe madje kohët e fundit shënon gola fantastikë siç bëri në fitoren e fundit 6-0 të Olimpijas së Ljubljanës ndaj Rudar, një gol spektakolar direkt nga goditja standarte.

Në një intervistë për emisionin Zona Gol në Supersport, talenti pogradecar zbuloi ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij pas formës së shkëlqyer që po shfaq në Slloveni ndërkohë që theksoi se po pret me padurim debutimin me kombëtaren shqiptare.

“Kam oferta nga klube spanjolle dhe polake, në merkaton e janarit mund të bëj transferimin. Përsa i përket Kombëtares, nuk kam biseduar me Rejën, por lumturohem që isha në listën e pritjes”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303