VIDEO/ 85-vjeçari ngec në ashensor, i rrezikohet jeta. Policia dhe emergjenca nuk përgjigjen

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Ndërprerja e energjisë elektrike ditën e sotme në qytetin e Lushnjes për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 85 vjeçari.

Ai ishte duke zbritur nga shtëpia e tij me ashensor kur u ndërpre energjia elektrike, kjo ka bërë që i moshuari të mbetet i bllokuar. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët dëgjonin goditje nga brenda ashensorit ku më pas nisën të telefononin policinë.

Ky qytetar tregon se i ka telefonuar 112 dhe 129 por nuk i është përgjigjur askush.

Pas disa minutash kanë ardhur forcat zjarrfikëse të cilat ndërhynë në katin e 5 të pallatit duke bërë të mundur nxjerrjen nga ashensori të 85 vjeçarit. Fatmirësisht gjendja e tij ishte e normalizuar.

Për këtë që ndodhi sot banorët e pallatit akuzojnë pronarët të cilët i kanë hequr administratorin. Ata shprehen se ndjehen të rrezikuar në ashensor pasi gjendja e tij është e amortizuar dhe ka disa muaj që nuk kryhet mirëmbajte.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303