“Daily Mail” nuk ndalet, publikon dramën e radhës për dukeshën Meghan Markle

201806_FE_MEG_07-WEB-HEADER.jpg

Dramat midis familjes mbretërore dhe medias britanike vazhdojnë të jenë prezente e duket se nuk kanë fund. Ka qenë pikërisht “Daily Mail”, revista që qëndron pas çdo lajmi që cënon dukeshën e Sussex.

Pas shumë lajmeve false dhe publikimit të problemeve familjare të Meghan, rradhën e ka xhaxhai i dukeshës, për të qenë në qendër të vëmendjes. 80-vjeçari Mike Markle, ka treguar ekskluzivisht për “Daily Mail”, se bashkë me vëllain tjetër, i ka prerë shpresat që Meghan t’u flasë një ditë. Mike vuan nga Parkinsoni dhe e di që nuk ka shumë kohë për të pritur pajtimin.

Kjo revistë vazhdon të cënojë privatësinë e dukeshës, prandaj edhe Princ Harry i ka kërcënuar se do t’i hedhë në gjyq, madje së fundmi ka nisur procedurat.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303