Me jaht luksoz drejt Anglisë, arrestohen 8 shqiptarë dhe transportuesi

jaht3-600x360.jpg

Mediat britanike raportojnë sot se policia ka vënë në pranga një 64-vjeçar, i cili po dërgonte me jaht 8 emigrantë ilegal shqiptarë.

Emigrantët shqiptarë u kapën nga autoritetet në bordin e një jahti luksoz, ndërsa tentonin të kalonin në Britaninë e Madhe.

“Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës.

Shqiptarët u gjetën në një jaht në kanalin anglez.

Ndalimi u krye falë ndërhyrjes së anijeve të Forcave Kufitare dhe helikopterëve. Më pas, u bë i mundur dërgimi i jahtit në portin e Portsmouth-it.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303