Marrin fund dilemat, ja trajneri i ri i Barcelonës

71871368_10158176118074305_7658880991846465536_o.jpg

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, e ka pranuar publikisht se ka shumë mundësi që ai ta marrë drejtimin e Barcelonës pas Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Ish-mbrojtësi i Barçës është aktualisht trajner i Holandës dhe shpreson që të kualifikojë vendin e tij në Evropianin e verës së ardhshme. Koeman ka një klauzolë në marrëveshjen e tij me Holandën, e cila e lejon atë të marrë drejtimin e Barcelonës në verën e 2020-tës. I pyetuir në lidhje më këtë çështje Koeman u shpreh:

“Po, ka mundësi që unë të ulem në stolin e Barcelonës, por vetëm pas Euro 2020”, tha Koeman i pyetur nëse mund të emërohet trajner i Barçës. Nuk e di nëse do të vazhdoj të flas (për Barcelonën) në të ardhmen sepse është e çuditshme të flasësh për mundësinë e kalimin tek një klub përderisa jam trajner i Holandës”, shtoi ai.

Koeman është ndër favoritët kryesor për ta zëvendësuar Ernesto Valverden në Camp Nou, i cili është nën presion të madh momentalisht për shkak të rezultateve në këtë start sezoni.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303