Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Seanca ndaj Redjan Rrajës, ja lëvizja e radhës nga Gjykata

rraja-ndoji.png

Është caktuar ditën e sotme gjyqtarja që do të ndjekë çështjen e Redjan Rrajës, i cili akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Ndoj në Shkozet të Durrësit.

Albana Boksi do të drejtojë seancën gjyqësore të 20 nëntorit kur Redjan Rraja do të mësoje nëse do të lirohet apo do të qëndrojë në burg.
Redjan Rraja është i arrestuari i vetëm i atentatit të 1 nëntorit në Shkozet. Ai u arrestua teksa po tentonte të kalonte drejt Malit të Zi. Më pas, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën ”arrest me burg” për 34-vjeçarin. Në automjetin e grabitur me të cilin u krye atentati, u gjetën 3 palë syze, dhe në njërën prej tyre u konstatuan shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës.

Nga atentati tronditës, humbi jetën shoferi i prokurorit Ndoja Andi Maloku humbi jetën për shkak të plagëve të rënda në trup, ndërsa Ndoja dhe Landi Muharremi arritën t’i shpëtonin vdekjes.

Ndoja u sulmua ashpër nga kryeministri Rama dhe zv/kryeministri Braçe për lidhje me grupe të strukturuara kriminale pasi kërkoi dënimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Kadastrës së Durrësit Liridon Pula për përvetësim të pronave. Gjykata e Apelit të Durrësit caktoi masën ”detyrim paraqitje” për Liridon Pulën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303