Selfie ‘vetëvrasës’, turisti bie në ujëvarë teksa fotografonte veten

191115111833-01-thailand-koh-samui-waterfall-death-1115-exlarge-169.jpg

Një turist francez vdiq pasi rrëshqiti në një ujëvarë në në ishullin tailandez  ‘Koh Samui’ , teksa përpiqej të bënte një selfie. Lajmi u konfirmua nga policia vendase. Incidenti ndodhi në një nga lokalitetet më të dashura për turistët, për shkak të plazheve të tij me rërë të bardhë dhe eskursioneve në xhungël.

33 vjeçari ra në ujëvarën Na Mueang 2, në të njëjtën pikë, ku  në korrik vdiq një turist spanjoll.

“U deshën disa orë për të gjetur trupin, sepse terreni ishte shumë i rrëshqitshëm”, ka thënë kapterri Phuvadol Viriyavarangkul.

“Miku i tij na tha se po përpiqej të bënte një selfie dhe rrëshqiti duke rënë poshtë “.

Sipas një hulumtimi të vitit 2018 të ‘India Institute of Medical Sciences’, incidentet me pasoja të rënda, kanë vrarë 259 persona në mbarë botën që nga tetori 2011 deri në nëntor të 2017.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303