‘Shembull se si përmbysen diktaturat’/ Kryemadhi takon Lech Valesan

auto_o1573930729.jpg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë qëndrimit të saj disa-ditor në SHBA, përveç takimeve me drejtues të institucionesh në Washington, ka patur një takim të veçantë edhe me Lech Valesan, liderin e lëvizjes Solidarnost në vitet 1980, lëvizje që i dha edhe grushtin e parë regjimit komunist në Europën Lindore dhe ish-presidentin e Polonisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi e konsideron Valesan si një shembull të jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat.

“Takim shumë i veçantë me Lech Valesa. Me simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni, drejtuesin e sindikatave Solidarnosh dhe ish Presidentin e Polonisë. Një shembull i jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat qofshin edhe të forta në aparencë”, shkruan Kryemadhi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303