Gjykata i refuzon apelin, Martin Shkreli do të qëndrojë në burg deri në…

martin-shkreli.jpg

Ish-ekzekutivi farmaceutik, Martin Shkreli, do të mbetet në burg pasi Gjykata Supreme e SHBA të hënën hodhi poshtë kërkesën e tij për të hequr dënimin e tij me shtatë vite për mashtrime të letrave me vlerë dhe komplot.

Gjyqtarët nuk pranuan të dëgjojnë ankesën e Shkrelit për heqjen e dënimit që iu dha në gusht 2017 dhe gjobës 7,36 milion dollarë për konfiskim për mashtrim të investitorëve në dy fondet mbrojtëse që ai themeloi, duke u përpjekur të rriste çmimin e aksioneve të kompanisë bioteknologjike Retrophin Inc, të cilën ai drejtonte dikur.

Shkreli, 36 vjeç, argumentoi se vendimi I gjykatës se ai dëmtoi investitorët e tij minuan mbrojtjen e tij se ai kishte vepruar me mirëbesim. Shkreli gjithashtu tha se konfiskimi ishte i tepërt sepse disa investitorë morën fitime.

Shkreli po vuan dënimin e tij në një burg me siguri të ulët në Allenwood, Pensilvani. Ai ka të do të lirohet në shtator 2023, kur ai të jetë 40 vjeç.

Shkreli rriti çmimin e ilaçit antiparazitar ‘Daraprim’ me më shumë se 5,000% në 2015 kur ai ishte shefi ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals.

Ai është gjithashtu i njohur për përdorimin e tij të shpeshtë të mediave sociale, duke përfshirë edhe gjatë gjyqit të tij kur ai ofroi 5000 dollarë për një fije floku të ish-kandidates për presidente Hillary Clinton.

Lirimi i tij me kusht u revokua pasi Shkreli bëri atë ofertë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303