Nisin protestat në Kosovë: Mos të nënshkruhen kontrata nën pagën 350 euro

auto_prote1552898924.jpg

Punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, ata të rektoratit e të qendrës studentore nisur protesta. Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat ka thënë  se nuk duhet të pranohet nënshkrimi i kontratës nën 350 euro pagë. Punëtorët e këtij sektori kishin protestuar edhe më parë, duke kërkuar kushte më të mira të punës dhe rritje të pagës. Prej muajit dhjetor të këtij viti pritet të fillojë të zbatohet Ligji për Pagat në Kosovë.

“Mos të nënshkruhen kontratat nën pagën 350 euro”, kjo është thirrja e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi që  po u bë në  të  gjithë  punëtorë ve në  Kosovë .

Mbi këtë kërkesë  sot edhe kanë filluar protestat në kompani të ndryshme private.

“Për sot dhe nesër kemi parapa një protestë që do të mbahet me një mijë punëtorë në vendet e tyre të punës. Për dy ditë  rresht do të shprehim pakënaqësitë me pagat që i kemi. Nëse pas dy ditësh nuk kemi lëvizje pozitive, atëherë do të ulemi dhe do të vendosim për masa më radikale…”, ka thënë  Azemi.

Ai tutje ka treguar se protestat për momentin janë  të  fokusuara në  Prishtinë .

“Për momentin jemi fokusuar te punëtorët e Komunë së Prishtinës, punëtorët e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Qendrës Studentore që tashmë janë në tenderim e sipër. Ne u kemi bërë me dije që të mos nënshkruajnë tenderë nën pagën 350 euro. Të jenë të vetëdijshëm se deri më tani kanë kaluar si kanë kaluar, tash nën këtë pagë nuk kalojnë”.

Azemi thotë mbi 10 kompani kanë hasur në mirëkuptimin e pakënaqësive të punëtorëve dhe se nuk kanë bërë presion mbi punëtoret e tyre, pjesëmarrës në protestë.

“Është hera e parë që pronarët e kompanive në një far forme na kanë kuptuar lidhur me kërkesat tona. Fatbardhësisht deri më tani janë rreth dhjetë kompani që nuk e kanë bërë as presionin më të vogël te punëtorët lidhur me organizimin e protestave”.

Punëtorët ankohen edhe te Avokati i Popullit

Ndërkohë institucioni i Avokatit të Popullit  ka bërë të ditur se deri më tani ka pranuar dhjetë ra ankesa të natyrave të ndryshme për Ligjin për Pagat, si nga sindikatat ashtu edhe nga grupe të ndryshme ankuesish.

“Avokati i Popullit deri më tani ka pranuar nëntëmbëdhjetë (19) ankesa lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, jo vetëm nga sindikatat, por nga grupe ankuesish të ndryshëm, të cilët konsiderojnë se Ligji për Pagat ndikon negativisht në interesat e tyre. Ankesat e paraqitura tek Avokati i Popullit janë të ndryshme, varësisht nga pozita dhe institucionet që kanë paraqitur ankesë, përmes të cilave shfaqen pakënaqësinë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik”.

Ky institucion ka bërë të ditur se për këto ankesa nuk mund t’i drejtohen Kushtetueses më herët se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

“Ligji Nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2019. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Avokati i Popullit mund të ngritë çështjen e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën brenda afatit prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit. Afati ligjor për ngritjen e çështjes në fjalë fillon të rrjedhë nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat”.

Kurse duke folur për këtë ligj, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se shpreson që ligji të respektohet e mos të ketë rritje të pagave jashtë parametrave të rritjes ekonomike.

“Shpresoj që ai ligj do të respektohet e të mos lejohet rritje e pagave jashtë parametrave të rritjes ekonomike. Mendoj se nuk do të duhej të kishte rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik për shkak se në raport me sektorin privat është krijuar ai hendeku dhe ajo konkurrenca e padrejtë e cila nuk shkon pastaj në dobi të një rritje ekonomike afatgjatë”.

Ndryshe, ligji pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Sipas afateve të parapara në Ligj, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje.

“Vlera monetare e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij Ligji do të jetë dyqind e tridhjetë e nëntë (239) euro. Për vitet e tjera buxhetore, vlera monetare e koeficientit përcaktohet me Ligjin vjetor të Buxhetit”, thuhet në nenin 23 të Ligjit, i cili përcakton vlerën e koeficientit dhe fondet për shtesa./Monitor.al/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303