fbpx

Arrestohet serbja, kaloi në Mitrovicë me flamurin serb

5872a5fe85383e8c5b0bc4f2a14a473e_L-1.jpg

Një shtetase serbe është arrestuar nga autoritetet kosovare pasi u kap duke ecur me flamurin serb në territorin kosovar.

Raportohet se gruaja po kalonte me flamurin serb nga Mitrovica Veriore drejt Mitrovicës Jugore.

Por veprimi i saj u konsiderua provokim duke marrë parasysh se Mitrovica është “mollë sherri” mes Serbisë dhe Kosovës.

Në videot e publikuara në mediat sociale serbja shihet me flamur në dorë ndërsa shoqërohet nga autoritetet kosovare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303