16.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Renato Mekolli largohet papritur në mes të produksionit të Hell’s Kitchen/Nga nesër do njiheni me shefin e ri

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka lënë përgjysmë produksionin e Hell’s Kitchen dhe është larguar për rsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Në Hell’s Kitchen Albania 2 në kuzhinë, përballë konkurrentëve, në mes të produksionit, në mënyrë krejt të papritur, këtë javë do të shfaqet një shef i ri.

Produksioni, i informuar më parë për kërkesën e vetë shef Renatos për t’u tërhequr nga kuzhina, ka marrë masat e menjëhershme për ta zëvendësuar atë me një tjetër shef të njohur. Ai është Alsi Sinanaj, i cili ka pranuar ftesën e Top Channel dhe ka ardhur enkas nga Athina, ku jeton e punon prej vitesh, për t’u bërë kështu shefi i ri në kuzhinën e djallit. Si do të vijojë sfida në këtë reality show me këtë shef te ri? A do të jetë ai po aq djall sa shef Renato?

Si janë ndjerë konkurrentët në një situatë të tillë? Të gjitha pyetjet marrin përgjigje nesër në mbrëmje, në puntatën e rradhës, që s’do të jetë aspak si të tjerat. Sepse për herë të parë në kuzhinën e ferrit do të shfaqet një shef i ri. Kujtojmë se për herë të fundit shef Renato u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq, vetëm një javë më parë, për t’ju dërguar familjeve të dëmtura nga tërmeti ushqim e zemër të ngrohtë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat