VIDEO- U filmua kapur për dore me aktoren, Justin Timberlake: I kërkoj falje bashkëshortes, jam penduar

justin-timberlake-1.jpg

Justin Timberlake i ka kërkuar falje bashkëshortes Jesica Biel pasi u filmua duke mbajtur duar me një aktore.

“Disa javë më parë bëra një gabim të fortë në gjykim,”-shkroi ai në një postim emocional në Facebook. “Piva shumë atë natë dhe pendohem për sjelljen time.”

38-vjeçari tha se dëshironte të bënte të qartë se asgjë nuk ndodhi midis tij dhe aktores Alisha Wainwright.

Ai u fotografua kapur për dore me Alishan në nëntor dhe ishin pjesë e një grupi që po pinin në një ballkon në New Orleans.

Të dy ishin në qytetin amerikan në xhirimet e filmit të ardhshëm Palmer, ku luajnë rolin e dy të dashuruarve.

“Unë qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po dëmtojnë njerëzit që dua,”-shkroi këngëtari.

Ndërsa shtoi: “Piva shumë atë natë dhe pendohem për sjelljen time. Unë duhet të kisha ditur më mirë. Ky nuk është shembulli që dua të jap për djalin tim.”

Justin Timberlake është martuar me aktoren Jessica Biel në vitin 2012 dhe janë prindër të një djali Silas, 4 vjeç.

“Unë kërkoj falje nga bashkëshortes sime të mrekullueshme dhe familjes sime që i vura në një situatë kaq të sikletshme. Jam i përqendruar të bëhem bashkëshorti dhe babai më i mire,”- shtoi ai.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303