fbpx

Një këngë dedikuar ish të dashurës që e ndiqte live në Këngën Magjike, një mundësi për rikthim?

640-0-5de9830b49774.png

Shkëlzen Rexhaj, i njohur me emrin e artit si Khuba, është një këngëtar i ri, i lindur dhe i rritur në Gjermani, ku ka edhe nisur hapat e parë në muzikë. Ai këndon, luan në piano dhe kitarë, por në Këngën Magjike debutoi në kategorinë New Artist. Pas vlerësimit të jurisë, Khuba fitoi të drejtën për të vlërësuar dhe për t’u vlerësuar nga këngëtarë të tjerë.

“Ndryshe”, kënga me të cilën Khuba mori pjesë në Këngën Magjike, është një dedikim personal, shkruar enkas për ish të dashurën vetëm pak kohë pas ndarjes. Vetë Shkëlzeni ka shpresuar që ajo, përmes kësaj kënge, të dëgjojë fjalët që ai nuk ka mundur t’ia thotë personalisht.

Sonte, menjëherë pas performancës, Khuba u ngacmua nga juria dhe Arditi për mesazhin që i dërgonte ish të dashurës me këngën e tij. Ai tha se ajo sonte e ndiqte live Këngën Magjike. Po sikur pas këngës t’i vinte një mesazh “Kthehu”, e ngacmoi Arditi, si do të vepronte?

“Jo, nuk besoj…”, – tha Khuba pas pyetjes së Gjebreas. Me sa duket, është një histori e mbyllur ajo mes të rinjve, edhe pse këngëtari dëshironte që ndjesitë e tij t’i shprehte përmes kësaj kënge.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303